Subscribe

Tirana është qyteti i cili në tre vitet e fundit ka pësuar ndryshime rrënjësore. Ky është përfundimi i Forumit Botëror te Urbanistikës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ishte në Kuala Lumpur të Malajzisë, ku prezantoi arritjet e ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar

 

 “Jam shumë i lumtur që Tirana është përzgjedhur si një nga 3 qytetet që ka pasur më shumë ndryshime në vitin e fundit në Forumin Botëror të Urbanistikës. Jam shumë krenar për këtë. Gjithashtu, jam i ndërgjegjshëm se kemi ende shumë punë për të bërë, por sot ishte një mundësi për të treguar se me pak vullnet, me dëshirë dhe me një bashkëpunim nga i gjithë komuniteti, duke filluar nga fëmijët deri te pensionistët, mund të kemi qytetin e ëndrrave tona. Shumë gjëra që shumë prej kolegëve, kryetarë bashkie, dëgjuan nga Tirana, ndoshta në kushte normale ose me planet rutinë nuk do të bëheshin për shumë vite. Ama, kur e gjithë kjo energji bëhet bashkë, e qeverisë qendrore, e qeverisë lokale, e të gjithë aktorëve në komunitet, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.”

 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se këtë vit kryeqytetit do t’i shtohet një flotë prej 4 mijë biçikletash, si dhe do të marrë fund mësimi me turne.

 

“Mezi pres që muajin tjetër në Tiranë të vijë flota me 4 mijë biçikleta të reja, të cilat qytetarët do t’i përdorin në rrjetin minimal kushtuar korsive të biçikletave. Me shkollat e reja që mbarojmë këtë vit, si “Servete Maçi” dhe “Kosova”, por edhe me paketën tonë të shkollave të reja, do të kemi zgjidhur përpara zgjedhjeve të vitit 2019 çështjen e arsimit me dy turne në Tiranë”.

 

Kryebashkiaku tha se kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të infrastrukturës. Këtë vit pritet të  ndërhyhet ne rehabilitimin e 50 blloqeve të reja të banimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *