Veliaj: Tirana me stacion të ri për Autobusët

Autobusët urbanë duket se tashmë do të kenë të gjithë një stacion të përbashkët dhe ai është caktuar që të jetë pas Pallatit të Kulturës.
Bashkia e Tiranës ka vazhduar punën për të hequr abjektin e panevojshëm që ndodhet pranë sheshit “Skënderbej” për t’i hapur rrugë projektit të ri. Ka qene vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e ka bërë të ditur këtë lajm për të gjithë, përmes një postimi në Facebook.
Aksioni i bashkisë ka filluar me prishjen e karakatinës së fundit, që shërbente si bar dhe bingo.
“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje! Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi “Skënderbej” për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit”.






