Subscribe

Shume shpejt Tirana do të ketë një teatër të ri modern. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Qeverinë e Ministrinë e Kulturës do të nisë ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Nisur nga debati i ditëve te fundit Erion Veliaj sqaroi se godina e re do të jetë mbi gjurmët e asaj ekzistuese dhe nuk do te këtë kulle.

 

“Do të bëjmë një propozim shumë të guximshëm për Teatrin Kombëtar, një teatër pa kullë, në gjurmën ku është sot, ekskluziv vetëm për teatrin. Por, që të bëjmë gjëra të bukura, duhet bashkëpunim, jo histeri. Na duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin, të gjejmë mënyrën më të mirë dhe të ecim përpara.”

 

Kreu i bashkisë i beri thirrje qytetareve që deri më 21 mars të kontribuojnë për komunitetin ku jetojnë.

 

Veliaj mori pjese ne mbjelljen e pemëve ne lulishten e Akademisë së Arteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *