Edhe kreu i Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj kërkon miratimin e reformës ne drejtësi. Duke marre shkas nga bllokimet e 40 projekteve te Bashkisë pas vendimeve te gjykatave, Veliaj shpreh domosdoshmërinë per miratimin sa me pare te vetingut për gjyqtaret dhe prokuroret. Sipas kreut te bashkisë, qytetaret dhe institucionet nuk mund te jene viktima te korrupsionit te gjyqtareve.
“Reforma në drejtësi është absolutisht e nevojshme. Bashkia nuk mund të korruptojë gjyqtarët, nuk mund të daroviti këdo që jep urdhra dhe masa bllokimi. Ndaj, u bëj apel të gjithë qytetarëve që ta mbështesim reformën në drejtësi, të mbështesim vettingun, të mbështesim një sistem ku një gjyqtar nuk hap ankandin se kush ofron më shumë për të dhënë një masë bllokimi. “E mbështesim vettingun, e mbështesim reformën në drejtësi sepse duam që në Tiranë të vlojë dhe kjo arrihet vetëm kur zhdukim ata gjyqtarë, të cilët kundrejt pagesës bllokojnë punët e bashkisë, punët e qytetit dhe të një milion qytetarëve të Tiranës.”
Këto deklarata kreu i bashkisë i beri nga njësia numër 2 ne Tirane, ku përfundoi nje nga rrugët ne periferi te kryeqytetit.





