Subscribe

Është koha për të ushtruar presion për fuqizimin ekonomik të grave dhe barazinë gjinore. Kjo është thirrja që i bëri Erion Veliaj të gjithë aktorëve në shoqëri.

 

 “Nëse një grua kërkon kredi për të njëjtin produkt, ose për të njëjtin biznes, me të njëjtin plan, si një burrë, probabiliteti është që një burrë financohet më shpejt se një grua, se ‘është burrë i besës, e mban fjalën’. Pra, ka lidhje me folklorizmin, pa asnjë lidhje me plan biznesin. Krejt papritur, për të njëjtën ide biznesi, një burrë e merr kredinë, kurse një grua jo. Në gjykatë, nëse për të njëjtën çështje, fjala vjen pronë, kontratë e pa likujduar, shkon një sipërmarrëse grua, cili është probabiliteti që për të njëjtin rast të jepet e njëjta drejtësi edhe për një burrë, edhe për një grua?

 

Gjate aktivitetit për fuqizimin ekonomik të grave Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, theksoi se forca qëndron në unitet dhe jo në ndarje. Kim tha se janë gratë ato që zgjedhin se ku duan të jenë dhe janë ato që vendosin për jetën e tyre.

 

 “Forca jonë si gra qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Jam shumë krenare që SHBA mbështet përpjekjet e grave se çfarë duan të jenë në fund të ditës dhe ku duan të jenë. Ne do t’ju ofrojmë mjetet sepse në fund bëhet fjalë për jetën tuaj dhe ju vendosni se çfarë doni të jeni dhe ku doni të shkoni”

 

Erjon Veliaj u shpreh se bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë  rritjes së mbështetjes për gratë dhe vajzat.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *