Subscribe

Rritja e bashkëpunimit dhe organizimi më i mirë i të gjitha bashkive që drejtohen nga shqiptarët në rajonin e Ballkanit, ishin tema e diskutimit mes  kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe homologut të tij në Prishtinë, Shpend Ahmeti. Ata vlerësuan si të domosdoshëm shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve për të përmirësuar më tej shërbimet ndaj qytetarëve. Sipas Veliajt, ecuria e mire e shkëmbimit te praktikave kërkon me shume pavarësi nga politika. Pjesë e diskutimeve mes Veliajt dhe Ahmetit ishte edhe organizimi më i mirë dhe funksional i unionit të bashkive shqiptare që pritet të vihen në zbatim, në prag të festës se pavarësisë së Shqipërisë. Gjate qëndrimit ne Prishtine, kryebashkiaku i Tiranës eshte pritur edhe nga kryeministri Mustafa. Gjate bisedës mes tyre, dy zyrtaret kane vene theksin te thellimi i bashkëpunimit ne shume fusha mes dy vendeve me qellim rritjen e cilësisë se jetesës se qytetareve si ne Shqipëri ashtu edhe ne Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *