Subscribe

Ne vijim te vizitës se tij ne Prishtine, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zhvilloi nje takim me kryeministrin Isa Mustafa. Ata diskutuan per forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, per përmirësimin e jetes se qytetareve. Mustafa renditi prioritetet e qeverise kosovare per zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa Veliaj e njohu me projektet konkrete qe po realizon Bashkia e Tiranës. Veliaj u takua edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku prezantoi nismën për krijimin e Unionit të Bashkive Shqiptare.

“Në datat 26-27 Nëntor, përpara Ditës së Pavarësisë, me 5 bashkitë shqiptare më të rëndësishme në rajon, do të përfshijmë edhe të gjithë anëtarët e këshillave bashkiakë, sepse besojmë që përtej kryetarëve, që kanë një mandat, forcat politike që ata përfaqësojnë do të jenë gjithmonë aty. Nëse e fillojmë këtë bashkëpunim konkret mes shqiptarëve në punë të qyteteve që kanë një impakt tek njerëzit, besoj që edhe forcat tona politike i përgjigjen kësaj sfide”.

Megjithe krizat e momentit qe po kalon Kosova, Veliaj theksoi se është ne interesin e faktorit shqiptar qe gjerat te ecin përpara. Gjate vizitës ne Prishtine Veliaj u takua edhe me kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *