Në samitin e Kryetarëve të Bashkive që po mbahet në Barcelonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim dhe me Beppe Salan, kryebashkiakun ikonë të Milanos, me të cilin diskutoi mbi projektet e përbashkëta, arsimin, ekonominë dhe turizmin.

 

U takova me Beppe Salan, kryebashkiakun ikonë të Milanos, në një kohë kur qytetet tona janë më afër se kurrë në euro-projektet e përbashkëta, arsimin, ekonominë dhe turizmin. Fakt interesant: Pas Romës dhe Milanos, Tirana është qyteti i tretë më i lidhur me Italinë, me pothuajse 50 fluturime në ditë nga Siçilia në Lombardi.

 

Faleminderit Ajuntament de BCN, për një tjetër ekspozitë të mrekullueshme, dhe kryebashkiakut Jaume Collboni, për një Samit produktiv të Kryetarëve të Bashkive”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *