Subscribe

Ditën e dytë të vizitës që zhvilloi në Itali, Kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj takoi studentë, sipërmarrësve dhe administratorë në universitetin e D’Annunzios në rajonin e Abruzzos.

 

 “Kemi vendosur të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Pra, të mos mjaftohemi thjesht duke u dhënë zgjidhje emergjencave të momentit, por duke investuar tek e ardhmja. Kemi vendosur të ndërtojmë një model zhvillimi të qëndrueshëm për qytetin; të përballemi me nevojat e së tashmes, pa rrezikuar nevojat e së ardhmes; të mos veprojmë duke menduar sikur nuk ka një të ardhme pas mbarimit të mandatit tonë, por të investojmë për Tiranën e brezave që vijnë.”

 

Veliaj tha se bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje zgjidhjeve inovative që lehtësojnë shërbimet e qytetareve.

 

“Çfarë e bën një qytet më të mirë? Ekonomia, shërbimet dhe infrastruktura, pa dyshim. Por, edhe inovacioni, rekreacioni, arti, kultura dhe mjedisi. Për herë të parë në historinë e Tiranës kemi vendosur të marrim parasysh edhe këta elementë, duke i konsideruar si investime strategjike për të ardhmen e qytetit. E nisëm punën tonë, duke ndërtuar një raport të ri me qytetarët, sepse kur sjell një ndryshim të tillë, është e domosdoshme t’i bësh qytetarët aktorë kryesorë të këtij ndryshimi, sidomos të rinjtë dhe fëmijët, të cilët nisur nga eksperienca jonë dhe jo vetëm, janë ata që përqafojnë më shpejt ndryshimin, por janë gjithashtu edhe mbështetësit më të mirë të ideve të reja.”

 

I shoqëruar edhe nga Presidenti i Rajonit të Abruzzos, Luciano D’Alfonso, Veliaj zhvilloi edhe një vizitë në komunitetin arbëresh që jeton aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *