Siguria kibernetike ishte në qendër të takimit të zhvilluar në Uashington mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe senatorit Mitt Romney.

 

Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku takoi edhe senatorin republikan, i cili shprehu mbështetjen për Shqipërinë.

 

“Shumëkënaqësi të takoja senatorin Mitt Romney, një zë me dinjitet në politikë. Nuk ka rëndësi nëse jetojmë në një qytet në perëndim të Utah apo në lindje të Shqipërisë, sfida e sigurisë kibernetike po bëhet gjithnjë e më sfiduese dhe nevoja për përgjigje është jetike. Faleminderit Mitt Romney për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për Shqipërinë”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

 

Veliaj po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme në SHBA, mes të cilëve dhe anëtarë të Senatit dhe Kongresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *