Veliaj: Synojmë 19 mandate në Tiranë

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në “Vizion Plus”, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka rrëfyer se synimi i Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës është të fitojë 19 mandate.
Ai ka bindjen se rezultati në këto zgjedhje do të jetë shumë herë më i mirë, sesa në 2017.
“Ne në 2017 kishim 17 mandate. Për 26 vota morëm mandatin e 18 sepse PDIU nuk kaloi pragun.detyra jonë sot është 18, ambicia jonë është 19 dhe ideali është 20 mandate në Tiranë. Duhet të blindojmë dhe të marrim me meritë 18, 19 ta synojmë dhe 20 të punojmë shumë fort. Do të dalim shumë më mirë se në 2017. Kemi bërë një punë kapilare, kemi djem dhe vajza që punojnë në çdo cep. Ajo që po bën Rapik Suli në Kamëz është fenomenale. Kamza do të ketë kopshte, shkolla, çerdhe në një vit, më shumë se në këto vite.”




