E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Veliaj: Super lajm, Karta e Studentit nuk do përdoret vetëm në Tiranë

Erion Veliaj njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Karta e Studentit që do të shpërndahet nga Bashkia e Tiranës në fakt do të ketë përdorim më të gjërë sesa ky territor.

Kryebashkiaku I kryeqytetit shkruan se falë një marrëveshje me Ministrën e Kulturës Elva Margariti, kjo e fundit ka bërë të mundur që Karta e Studentit të përdoret edhe ne qytetet e tjera të vendit ku ka muze, galeri, kala dhe site arkeologjike! Veliaj e quan këtë një super lajm në prag të vitit të ri shkollor.

 

 

Reklamë

Hej grupi! Ministrja Elva Margariti, ka vendosur që Karta e Studentëve e lëshuar nga Bashkia Tiranë, të përdoret dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë ku ka muze, galeri, kala e site arkeologjike! Një super lajm ketë fillim viti shkollor!

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë