Subscribe

Pas kthimit nga Holanda, nje nga vendet skeptike për hapjen e negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Erion Veliaj është takuar me banore te njësisë nr 8 ne Tirane. Kreu i bashkisë ka akuzuar opozitën se   po përdoro çdo forme dhe mënyre per te penguar integrimin e vendit.

 

“Sot ka një grup, i cili po mundohet të rregullojë Shqipërinë, që është i fokusuar në reforma, që po mundohet që Rilindjen Urbane ta çojë nga sheshi “Skënderbej” deri në Malësi të Madhe, Koplik apo Konispol; por, ka edhe një grup tjetër, i cili u thotë njerëzve, o burra ta prishim këtë vend, hajde t’i vëmë zjarrin, të krijojmë tollovi, t’i vëmë pengesa njeri-tjetrit, vetëm të mos hapen negociatat! Fakti që sot jemi në këtë situatë, ku partitë politike po mobilizojnë me kuç e me maç, me përgjime të sajuara aq keq sa edhe një fëmijë që shkon në klasë të parë, i vjen zor të besojë se ka parti politike që merren me këto histori, vetëm që Shqipëria të mos shohë një ditë të bardhë”

 

Veliaj u beri thirrje qytetareve te mbështesin qeverinë, deputetet dhe ministrat per te qene nje skuadër qe punon per te ardhmen e vendit.

 

“Unë nuk habitem, i pashë ata tek këndi i lojërave. Keni parë forca politike që sabotojnë këndin e lodrave të kalamajve? Dhe siç duan të bëjnë në 26 Maj, ashtu i thirrën edhe atëherë: “O burra hajdeni nga jeni, vetëm të shkatërrojmë lodrat”, dhe nuk më ikin kurrë nga mendja pamjet kur i tërhiqnin zvarrë nëpër bulevard gardhet e këndit të lodrave. Prandaj nuk habitem as sot, që edhe kantierin më të madh të punës, që është ‘kantieri’ i BE-së, janë gati të sajojnë çfarëdolloj historie, vetëm që të humbasim Europën”

 

Edhe ministri Bushati pjesëmarrës ne kete tur te kreut te bashkisë u shpreh se Tirana dhe vendi ka ndryshuar fale investimeve dhe politikave te qeverise.

 

  “Tirana ka një fat sepse që para tre vitesh është rikthyer edhe njëherë nën administrim tonë dhe projektet e nisura, të ideuara nga Edi Rama, edhe falë punës së Erionit dhe ekipit të bashkisë, janë çuar përpara. Kemi mundësi për t’i treguar secilit që aty ku pushteti administrohet nga ana jonë, mund të dëshmojmë progres; kemi mundësi kësisoj për të gjeneruar më shumë mbështetje politike dhe më shumë mbështetje për të gjitha projektet që ndërmarrim”

 

Velija dhe përfaqësues te kabinetit te qeverise kane prezantuar projektet qe po kryhen ne njësinë numër 8 ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *