Subscribe

Bashkia e Tiranës ka nënshkruar nje marrëveshje me Banken Credins, në favor të studentëve. Të gjithë të rinjtë që kanë një kartë studenti, shërbimet bankare do ti perfitojne me tarifa te reduktuara.

 

Sipas Erjon Veliajt të rinjtë kane përfituar sherbime edhe jashte Shqipërisë.

 

Jam shumë entuziast për mënyrën se si ka vijuar shpërndarja e kartës studentore. diçka që pritëm 30 vjet për ta bërë, por në 3 muaj kemi bërë më shumë se në 30 vjet. jam i lumtur që 1/3 e studentëve, rreth 21 mijë, tashmë e kanë marrë kartën. përveç kartës fizike, kanë marrë edhe aplikacionin online, që e bën akoma më të lehtë përdorimin e saj. Madje, disa nga lajmet e gëzuara të kësaj vere kanë qenë shumë studentë që kanë udhëtuar jashtë, të cilët duke treguar kartën e studentit në Greqi, në Itali apo vende të tjera fqinjë, kanë marrë shërbime të reduktuara edhe pse nuk janë studentë të atij vendi”

 

Kryebashkiaku tha se deri tani jane 170 shërbime qe studentet mund ti marrin me tarifa te reduktura ose pa pagese.

 

Kur ka vullnet dhe dëshirë për të zgjidhur problematika të mbartura ndër vite, ka gjithmonë një rrugëdalje, një mënyrë për t’i bërë gjërat. Ajo që ishte një habi e jashtëzakonshme është se sa shumë është përqafuar karta studentore nga sipërmarrjet dhe kompanitë private në qytetin e Tiranës. Madje, sot kemi mbërritur në një situatë ku kemi 70 shërbime publike dhe rreth 100 shërbime private. Kemi më shumë shërbime private se sa publike, diçka që nuk e kishim menduar, por sa bukur që përfundoi kështu”

 

Kesaj nisme pritet qe ti bashkohen  edhe banka te tjera te nivelit te dyte qe operojne ne tregun shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *