Subscribe

Furnizimi me ujë të pijshëm ne Tirane po kthehet në normalitet. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj,  tha se situata në liqenin e Bovillës po përmirësohet ndjeshëm.

 

“Sot balta po dekandon, po i afrohemi parametrave ku mund të bëjmë filtrim normal të ujit dhe brenda ditës së sotme, Tirana do të kthehet në normalitet. Një pjesë e qytetit tashmë është stabilizuar. Na kanë ngelur dhe 4-5 lagje të tjera dhe besoj se përpara se të mbyllet dita sot, do të kemi stabilizuar gjithë situatën e ujit në Tiranë. Dua t’ju shpjegoj që filtrat e Bovillës filtrojnë ujin dhe në momentin që uji është i gjithë me llucë, ato bllokohen. Bllokimi i një filtri të Bovillës shkakton një muaj ndërprerje me ujë të Tiranës. Kemi vendosur diçka të vështirë, por diçka të drejtë.”

 

 Veliaj tha  se portat e digës së Bovillës vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe se niveli i liqenit është nën kuotën maksimale.

 

“Ne të gjithë e kuptojmë që Bovilla nuk është hapur, se që të hapet, së pari duhet të kapë nivelin maksimal, që ende s’e ka kapur. Së dyti, ka një protokoll ku i pari që njoftohet është kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe i Kamzës, kështu që nuk mund të jetë hapur pa kaluar protokolli në këto dy bashki. Së treti, edhe nëse hapet, nuk kalon fare në anën tjetër të Tiranës, sepse kemi një lum që na ndan në mes. Le të mos hapim panik.”

 

Më herët kryetari i bashkisë shpërndau ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet, kryesisht ne zonat periferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *