Subscribe

Për të dytën herë në ambientet e kalasë së Tiranës, u zhvillua “Festa e Fërgesës”, ku veç pjesëmarrjes se restoranteve tradicionale, nuk munguan vallet tradicionale dhe panairi i artizanëve.

 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky transformim i kalasë erdhi si pasojë e vendosmërisë se nje shumice te heshtur, e cila bindi nje minorance te zhurmshme.

 

 “Edhe në këto ditë, kur Shqipëria kalon prapë debate, nëse përmirësimi i disa godinave, hapësirave dhe institucioneve siç mund të jetë Teatri i Ri, Bulevardi i Ri apo zgjatimi i Lanës, kur ti shikon që përballesh me të njëjtën histeri si këtu, kur na thoshin se ferrat ishin simbole kombëtare dhe duhet të ruanim çdo gjë që nuk ishte pjesë e identitetit tonë, vë buzën në gaz dhe them: me kurajo, me guxim, me vendosmëri, shumica e heshtur arrin të bindë edhe një minorancë të zhurmshme pse gjërat duhen përmirësuar”

 

Kryebashkiaku tha se vizionar nuk është dikush që i bashkohet turmës, por ai që arrin të shohë me sytë e mendjes disa vite përpara të tjerëve, se çfarë gjëra të bukura mund të bëhen kur ka bashkëpunim.

 

 “Unë mezi po pres që të fillojmë të rregullojmë dhe hapësirën tjetër të Kalasë; jam i sigurt se edhe aty do të thonë mos ma prek, mos ma prek, por po nuk prekëm, po nuk vumë dorë, kjo hapësirë nuk rregullohet vetë.”

 

Ky mandat i dyte sipas Veliajt, do te vijoje me te njëjtën punë dhe ritëm për të ndërtuar një qytet të denjë për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *