Subscribe

Ndërsa orët e fundit ka pasur zhvillime te vrullshme politike, Erion Veliaj jep mesazhe qe shkojnë përtej Bashkisë se Tiranës. Shqipëria sipas kryebashkiakut ka nevoje per konsensus, per t’i ofruar vendit një qeverisje me te mire.

 

“Kemi kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të ruajmë këtë ritëm të zhvillimit të Tiranës, të zhvillimit të Shqipërisë, vetëm duke u fokusuar te gjërat që na bashkojnë, duke qenë konstruktivë, duke ofruar konsensus, për të kuptuar se Shqipëria është përtej çdo diference tjetër. Mund t’i ofrojmë vendit një qeverisje të qëndrueshme si në Shqipëri, ashtu edhe në qytetin Tiranës, ku besoj se kemi vënë një standard në mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike.”

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte ne Kombinat ku inspektoi punimet ne shkollën “Betim Muço”. Erion Veliaj tha se me ndërtimin e 20 shkollave do të marrë fund edhe mësimi me dy turne.

 

“Shkolla ‘Betim Muço’ është lajm i mirë jo vetëm për Kombinatin dhe lagjen, por besoj edhe një lajm fantastik për prindërit e 1200 nxënësve që do ta frekuentojnë atë”.

 

Ai nënvizoi se në përfundim të punimeve, shkolla do të ketë edhe tre terrene sportive, të cilat do jenë në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.

 

“Do jetë një shkollë me të njëjtën cilësi si brenda, ashtu edhe jashtë. Do të jetë shkolla e parë në Tiranë me terrene sportive të bëra nga zero me standarde olimpike dhe besoj se përtej 1200 nxënësve që do të frekuentojnë shkollën, ato do të jenë një aset dhe pasuri për të gjithë komunitetin këtu”.

 

Në projekt janë parashikuar që shkolla të ketë 27 klasa dhe 6 laboratorë, një palestër, por edhe 3 terrene sportive të jashtme, do t’i shërbejnë gjithë zonës së Kombinatit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *