Subscribe

Për Erion Veliajn, fëmijët janë gjyqtarët më të mirë të punëve të bashkisë dhe jo politika. Bashkia e Tiranës nisi sot fushatën “Fuqia e 1 vote”, për bilancin e punëve të kryera në harkun e një viti.

“Ne mund të kemi debat për lodrat e fëmijëve, për unazën, për bulevardin, por për një gjë besoj se ka konsensus: Vendimi që ne ta fillonim punën nga fëmijët. Nga puna me fëmijët, për çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave, sepse vërtet jemi Tirana e 1 milion banorëve, por harrojmë se jemi edhe Tirana e 250 mijë fëmijëve. Në ditët e para të punës, kur ishim në prag të falimentit, vendimi për t’i vënë ato pak fonde që kishim në funksion të punës për fëmijët ishte një vendim që u shpërblye, dhe falë këtij kontributi sot kemi çerdhe dhe kopshte publike shumë herë më të mira se privatët. Sigurisht, në çmim, por edhe në cilësinë e shërbimit që ofrojmë për fëmijët tanë”.

Kryebashkiaku i Tiranës u ndal edhe te puna që bashkia ka realizuar për më të vegjlit e qytetit  duke shtuar ambientet argëtuese për ta.

“Pas hapjes së këndit të lojërave për të cilin pati shume debate, më vjen mirë që teksa flasim është kthyer në mizë lisi. Më vjen mirë, po ashtu, që shumë sipërmarrës janë ofruar të kontribuojnë për një kënd lojërash të ngjashëm edhe këtu te fusha e aviacionit, që edhe në lagje të tjera të kemi hapësira ku jo çdo njeri do të duhet të shkojë tek Liqeni i Tiranës. Jemi shumë pranë përfundimit të këndit të lojërave te ‘Mine Peza’, po vijojmë te ‘Materniteti i Ri’, deklaroi Veliaj.

Fushata “Fuqia e 1 vote” do të vijojë më pas edhe me takime të tjera të cilat do t’i kushtohen angazhimeve të tjera te bashkisë që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *