Veliaj e rigjen pas disa vitesh “mikun” e tij të hershëm, shikoni sa është rritur dhe çfarë bën sot Elidoni

 

Në vitin 2013, Elidoni ishte një djalë i vogël, që jetonte në rrugë, përballë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, pasi bashkia, e cila asokohe drejtohej nga Lulzim Basha ua kishte prishur banesën. Teksa luante në rrugë, ku kalonin makinat, ai theu edhe këmbën. Në atë kohë, i mituri njohu Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili sapo ishte emëruar në detyrë dhe mori përsipër strehimin e familjeve rome që ishin nxjerrë në rrugë nga bashkia. Asokohe, Veliaj e shoqëroi Elidonin edhe në spital për të vizituar këmbën.

 

Ata u takuan sot pas 8 vitesh, kur Veliaj, inauguroi Qendrën e re Komunitare në Shkozë, të ngritur nga Bashkia e Tiranës. Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën, ndërsa në qendrën sociale të hapur nga bashkia, ndjek kurset e ndryshme që ofrohen aty për të gjithë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *