Subscribe

Reforma e ujit është një nga projektet e rëndësishme te Bashkisë se Tiranës. Pas rritjes se çmimit te ujit dhe huas se marre nga banka evropiane për zhvillim, kane nisur ndërhyrjet e para. Erion veliaj sqaron se ne Boville po vendoset sistemi i filtrimit dhe po punohet për shtimin e kapacitetit

 

“Në Bashkinë e Tiranës kemi filluar një seri ndërhyrjesh me kolegët hungarezë, me të cilët kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi filluar dy ndërhyrje të rëndësishme për qytetin tonë: së pari, për dyfishimin e të gjithë kapacitetit në zonën e Bovillës, ku kemi shtuar filtrimin, e mandej për të lidhur një linjë direkte në disa nga zonat me banorë të rinj të Tiranës, duke nisur nga Sheshi “Shqiponja”, deri te Fabrika e Miellit, që njihet si zona e Unazës së Re; një zonë e cila në letra ka 7 mijë banorë, por në realitet është 70 mijë banorë”

 

Gjate konferencës ballkanike për ujin qe u mbajt ne Tiranë, Veliaj theksoi se ndërmarrja e ujësjellësit përdorej nga politika si vend punësimi për militantet enje praktike qe po ndryshon sipas kreut te bashkisë.

 

“Uji është mall komercial, jo mall politik; shpeshherë në rajonin tonë kjo është ngatërruar. Është trajtuar si një mall politik dhe shumë prej Ujësjellës-Kanalizimeve janë kthyer në ndërmarrje ku “parkohen” militantët, me një eficiencë shumë të ulët pune. Më vjen mirë që kjo ka nisur të ndryshojë dhe besoj se këtu duhet të mësojmë që ujin ta trajtojmë, së pari, si një mall komercial, që ka vlerë në treg, që ka një kosto prodhimi”

 

Veliaj u beri thirrje qytetareve te mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm duke e trajtuar si një pasuri te përbashkët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *