Subscribe

Bashkia e Tiranës kërkon ndërhyrjen e qeverise dhe me shume kompetenca per te ulur ndotjen e ajrit dhe zhurmat ne kryeqytete. Një dite pas raportit te publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit qe e rendit Tiranën nder me te ndoturit ne Europe, kryetari Erion Veliaj deklaron se kjo situate vjen për shkak te numrit te larte te automjeteve, cilësisë se tyre, por dhe karburantit qe përdorin.

 

Veliaj propozon nisma ligjore per te ulur ndotjen nga gazet e makinave. Ndërsa infrastruktura e përmirësuar siaps Veliajt, ka reduktuar ndotjen ne zonat dikur problematike. Sa i përket nivelit te zhurmave ku Tirana serish kryeson per ndotjen akustike, bashkia kërkon kompetenca per te ndërhyre ne kete drejtim, por dhe ndërgjegjësimin e qytetareve, per te ulur zhurmat ne rruge, lagje deri ne banesa.

 

Nje dite me pare Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi raportin qe ndotja ne Tirane i kalon me 17% normat e Bashkimit Europian. Zonat me te ndotura rezultojnë ato ku dhe qarkullimi është me i madh, me bulevardin ‘Zhan Dark’ dhe pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, aty ku jane dhe dy stacionet matëse te ndotjes. Po ashtu Fieri, Lushnja e Lezha rezultojnë në raport më të ndotura, ndërsa Korça paraqet shqetësim gjatë periudhës së dimrit për shkak të ngrohjes me dru.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *