Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj reagoi këtë të mërkurë për herë të parë që pas aksionit të SPAK në bashki, duke arrestuar disa zyrtarë për dosjen “5D Konstruksion”.

Veliaj tha se të akuzuarit duhet të japin sqarime para drejtësisë, ndërkohë që bashkia, shtoi ai, vijon punën e përditshme.

“Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzakonshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është përfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problematikë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka”, thotë Veliaj.

Veliaj paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë disa masa që garantojnë transparencën dhe shmangin konfliktin e interesit.

“Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interest”, thotë Veliaj.

Bashkia e Tiranës, shtoi Erion Veliaj, duhet të jetë model ripërtëritjeje dhe përmirësimi, duke mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *