Subscribe

Veç ndërtimit të këndëve të reja, Bashkia e Tiranës ka treguar vëmëndje edhe për rehabilitimin e tyre. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nga këndi i lojrave ne zone  e Ali Demit premtoi se kryeqytetit do ti shtohen dhe 50 këndë të reja lodrash për fëmijë.

 

“Në bllokun tjetër do të fillojmë me fushën e kalçetos, por duhet të kemi parasysh që tani që do kemi lodrat dhe kalçeton, nuk është se do rrimë pa bërë mësimet. Pra, do vazhdojmë të lexojmë librat dhe të dalim me 10. Mezi pres që 4 vitet e tjera të bëjmë edhe 50 kënde lodrash. Tani që kemi edhe lodrat në të gjithë Tiranën, dua t’ju shoh të dilni me dhjeta”

 

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të vijojë mbështetjen me bursa për nxënësit ekselentë të kryeqytetit.

 

“Për të gjithë ata që do shkojnë në klasën e 6, bashkia jep edhe një bursë. Por, duhet të dalësh me 10, që pastaj t’ju japim disa fonde me të cilat mund të blini më shumë lodra, ose mund të qerasni shokët, ose mund të ndihmoni gjyshin dhe gjyshen. Kështu që, mos harroni të dilni me 10. Kush është i mirë i bën të gjitha, edhe pushimet, edhe librat, edhe shkollën. Ishte shumë kënaqësi, pushime të mbara. Dhe një përshëndetje të gjithë kalamajve të tjerë, t’u themi gëzuar pushimet”

 

Erion Veliaj përsëriti thirrjen për mirmbajtejn e investimeve te bashkise e premtoi se nga bashkia ky proces do te vazhodje ne cdo lagje te Tiranes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *