Subscribe

Bashkia e Tiranës, ka nisur rehabilitimin e Parkut të Liqenit të Kasharit, ku veç pastrimit e mirëmbajtjes po i kushtohet vëmendje edhe pyllëzimit të zonës. Erion Veliaj, u bë pjesë e aksionit, ku u mbollën 500 fidanë të rinj.

 

“Kur isha këtu vetëm përpara pak ditësh, e gjithë zona ishte një ferrishte. Sot është pastruar, toka është rigjeneruar dhe po mbjellim 500 fidanë të rinj. Jam i lumtur sepse po marrin formë dy parqe kryesore, të cilat kemi për ambicie t’ia lëmë si pajë Tiranës. Një prej tyre është Parku i Farkës, ku progresi është edhe më i madh, po mbajmë hapin në Parkun e Kasharit. Pastrojmë, heqim inertet, ferrat, rehabilitojmë tokën dhe tarracat ku do të mbillen pemët dhe mandej nis mbjellja.”

 

Kryebashkiaku u beri thirrje qytetareve te Tiranës qe kete te diele t’i bashkohen aksionit te madh te pastrimit.

 

“Po bëjmë maksimumin për një Tiranë të pastër. Tirana sot është shumë herë më e pastër, por kur vjen puna poshtë pallateve, te shkallët, nuk ndot as bashkia as ndonjë forcë tjetër madhore, por janë vetë banorët të cilët mund të ndihmojnë që ta mbajmë pastër. Ndaj, në frymën e shumë aksioneve që kemi pasur edhe vitin e kaluar, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë në një aksion të madh pastrimi, ku secili pastron territorin e vet. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërgjegjësojmë qytetarët që të mbajnë një Tiranë edhe më të pastër se Tirana e pastër që kemi sot.”

 

Veliaj kërkoi që qytetarët të kujdesen për fidanët e mbjellë dhe të mos i dëmtojnë ato, pasi sipas tij zhvillimi i këtyre parqeve, përveçse krijon një alternativë për argëtim, sjell një rritje të vlerës së pronës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *