Subscribe

Ndërsa sezoni i  mbjelljeve po shkon drejt fundit, bashkia e Tiranës është e bindur se edhe këtë vit do ta thyejë rekordin, falë ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve

 

“Pavarësisht nëse dikush punon në privat dhe në fakt, bën bilancin e biznesit të vet, por në fund fare të gjithë duhet të bëjmë bilancin e Tiranës dhe kur bilanci i Tiranës del pozitiv kemi fituar të gjithë. Sot jam shumë i lumtur që na janë bashkuar shumë kompani. Jemi afër rekordit tonë, kemi edhe 2-3 javë derisa ta thyejmë këtë rekord, por megjithatë them se kur një kompani e kupton që bilanci i Tiranës është po aq i rëndësishëm sa bilanci i biznesit të vet, do të thotë që kemi arritur një stad tjetër zhvillimi”

 

Veliaj tha se kjo nisme garanton nje te ardhme te sigurt per brezat qe vijne.

 

“I jam sot shumë mirënjohës shumë kompanive të tjera që janë bërë pjesë e këtij sprinti për të mbjellë pemë. Kush mbjell pemë, e sigurt që nuk këput pemë dhe kush mbjell pemë, e sigurt që ndihmon dikë në nevojë; kush mbjell pemë, e sigurt që nuk ndot dhe nuk hedh plehra, ndaj besoj më shumë se sa një proces gjelbërimi, është një proces emancipimi. Kur çdo kompani merr kohë nga dita e vet e punës për këtë projekt emancipimi, do të thotë që Tirana e ka të ardhmen e  sigurt dhe shumë më të mirë se ajo që kaloi”

 

Edhe pse ka mbetur pak kohë për mbjellje të reja, Veliaj bëri thirrje për ta shfrytëzuar atë maksimalisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *