Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar ditën e sotme pamjet e rrugës së re te Liqeni i Çekrezës, një aks rural që të çon në liqenin e Çekrezës dhe më pas lidhet me Niklën. Kryebashkiaku krahas videos së postuar në Facebook, uron një fundjavë të bukur.

 

Erion Veliaj: Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje të rrugës së re te Liqeni i Çekrezës, ju uroj një fundjavë të bukur.

 

Përfundimi i këtij aksi pritet të rrisë edhe zhvillimin ekonomik të zonës, pasi jo verëm i afron më shume me tregjet, por e kthen zonën dhe në një atraksion më të lehtë për t’u eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj.

 

Pas këtij investimi, bashkia e Tiranës synon të ndërtojë edhe një tjetër aks të rëndësishëm për banorët e zonës, atë që lidh Zall Herrin me Rrugën e Arbrit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *