Subscribe

Gjykata Administrative shtyn vendimin për pezullimin e lejes se ndërtimit për bllokun e pallateve pranë digës se liqenit. Seanca është zhvilluar me dyer te mbyllura, ndërsa jashtë zhvillohej protesta e bashkisë dhe mbështetësve te saj. Kjo është protesta e pare e Erion Veliajt si kryetar bashkie. Për gati tre ore, i mbështetur nga deputete socialiste te Tiranës dhe qytetare, ai ka bere thirrje për drejtësi. Kreu i bashkisë ka kërkuar tërheqjen e trupit gjykues qe do te shqyrtoje çështjen e ndërtimit prej 220 mije metrash katror poshtë digës se liqenit. Veliaj ka përsëritur se trupa e gjyqtareve ka lidhje familjare me ndërtuesit. Ne protestën qe zhvillohej tek rruga e Durrësit, e cila u bllokua për gati tre ore, kryetari Veliaj ka sulmuar presidentin e republikës, ish-kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, se janë pale me sipërmarrësit e këtij ndërtimi te paligjshëm, ne shkelje me rekomandimin e komitetit te digave. Pas thirrjeve te protestuesve dhe kryebashkiakut kundër ndërtimit dhe pro reformës ne drejtësi, nje nga anëtaret e trupës se gjyqtareve Ankelina Gazidede është tërhequr. Ndërkohë, Gjykata Administrative e Apelit do te shqyrtoje vendimin e saj, por dhe kërkesën e ripërsëritur te bashkisë per tërheqjen edhe te dy gjyqtareve te tjerë Enkeleda Metaliaj dhe Arjan Qafa. Ky vendim pritet te merret deri ditën e enjte. Ndërsa te premten e 13 majit është lënë seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesave për pezullimin e lejes se ndërtimit. Mbështetës te kauzës se bashkisë, por larg protestës, kane qene edhe aktivitetet e shoqërisë civile, ata qe me herët kane kundërshtuar ndërtimin e këndit te lojërave ne kodrat e liqenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *