E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Video · Politikë

Veliaj: “Protestat e opozitës, të financuara nga rusët”

Kandidati socialist për kryetar bashkie në Tiranë Erion Veliaj është i bindur se zgjedhjet lokale do të mbahen me datë 30 qershor. Nga Baldushku, ku ka vijuar turin e takimeve me banorët, Veliaj reagoi edhe për vendimin e presidentit për të anuluar zgjedhjet.

 

Një ditë pas protestës së opozitës, Veliaj e ka konsideruar atë të financuar nga Rusia, ndërsa u bëri thirrje pjesëmarrësve të heqin dorë nga këto bindje dhe të zgjedhin drejtësinë.

 

Reklamë

Duke bërë një analizë të bashkive me përfaqësues të djathtë Veliaj shprehu bindjen se në zgjedhjet e 30 qershorit edhe Shkodra e Kamza do të fitohen nga PS.

 

Ndonëse në këshill bashkiak u miratua fondi prej 10 milion lekësh për banorët e Floqit, Erion veliaj u shpreh se fondi i dhënë për fushatë nga KQZ do të jetë në shërbim të banorëve të këtij fshati që të rimëkëmben nga pasojat e tërmetit.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë