Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar sot inceneratorin e Tiranës, duke bërë publike elementë të cilët, sipas tij, përbejnë shkelje të ligjit dhe janë akte korruptive. I
sh-kryeministri Berisha ka deklaruar se iniciativën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës e ka ndërmarrë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin ka firmosur, sipas tij, vendime që duhej t’i merrte këshilli bashkiak.
Ish-kryeministri Berisha vë në dukje se kompania që ka marrë koncesionin në ditën që mori bonusin nuk ishte regjistruar ligjërisht, element që sipas tij, tregon se pas inceneratorit të Tiranës qëndrojnë kryeministri dhe kryetari i bashkisë.
SALI BERISHA
“Erion Veliaj është pronar kryesor me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin sepse për djegësin e Tiranës ka ndodhur mashtrimi më i madh në historinë e prokurimeve apo koncesioneve, jo vetëm në Shqipëri, por besoj se në planet. Sipërmarrjen e tyre, të quajtur Integrated Energy BV, Veliaj-Rama dhe Agaçi e kuotojnë me 8 pikë, në një kohë kur ajo nuk ekzistonte kundër, përveçse në mendjenme tyre.”
Për të mbështetur akuzën se pas inceneratorit të Tiranës është kryeministri dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, ish-kryeministri Berisha përmendi kompaninë ECO Tirana.
“Erion Veliaj është pronar kryesor bashkë me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, sepse ai për t’i hapur rrugën koncesionit të sipërmarrjes së tyre kaloi te Mërtiri dhe Zoto, ndërmarrjen Eko Tirana, në pronësi të Bashkisë së Tiranës.”
Berisha ka akuzuar shefin e qeverisë dhe kryebashkiakun si politikanët që janë pas inceneratorit të Tiranës, duke vënë në dukje edhe elementin e pagesave.
“sipërmarrja e djegësit të Tiranës është vetëm e vetëm e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Ajo vazhdon me të njëjtat tarifa dhe të njëjtat fitime e procedura, megjithëse dy pronarët falsë, Mërtiri dhe Zoto, janë në ndjekje penale dhe kërkim ndërkombëtar.”
Por lideri i opozitës, Berisha, artikuloi akuza të ashpra edhe ndaj prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
“E vërteta e djegësit të Tiranës, që është afera që shkon 680 milionë euro në 30 vite, është aferë kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit. Por ajo është një monument i shëmtuar i korrupsionit në Shqipëri dhe botë, që mbrohet nga SKAP-i i partisë.”
Inceneratori i Tiranës po hetohet prej kohësh nga SPAK-u, por ende nuk ka të pandehur për këtë çështje.





