Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ftuar sipërmarrësit japonezë të investojnë në vendin tonë.

Gjatë një takimi në Tokio, teksa prezantoi Tiranën dhe ndryshimet që ajo ka pësuar vitet e fundit, Veliaj tha se Shqipëria është një rrugëkalim për gjitha investimet japoneze drejt Ballkanit.

 

Ajo që sot na intereson është si mund të promovojmë Shqipërinë e Tiranën, si vend për investime. Ndaj, me kompanitë japoneze, nëpërmjet Agjencisë së tyre të Tregtisë, kemi reklamuar atë që ofron Tirana e Shqipëria, si paketa për investitorët strategjikë, ashtu edhe lehtësirat që ofron qyteti i Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku. Unë shpresoj shumë që nisma e kryeministrit Abe për rajonin perëndimor mund ta shohë Tiranën si një port hyrës për investimet japoneze, por edhe si një pikë koordinimi për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me Japoninë”.

 

KryebashkiakuVeliaj nuk la pa përmendur edhe disa nga bashkëpunimit mes Tokios dhe Tiranës, si me emergjencat civile, pastrimin dhe transportin publik.

 

“Ndihem posaçërisht i lumtur për takimin me guvernatoren e Tokios, një qytet i stërmadh me 30 milionë banorë, e megjithatë ka sfida të ngjashme kur vjen puna tek menaxhimi i emergjencave civile, siç është çështja e pastrimit. Ajo që dakordësuam është se në fushën e emergjencave civile, vitin tjetër do të fillojmë një projekt të veçantë me Bashkinë e Tokios, kryesisht për të menaxhuar ato që shihen si më problematike, siç janë zjarret, përmbytjet apo të gjithë ndërhyrjet e tjera që duhet të bëjmë në një rrjet infrastrukture që e bën qytetin më të qëndrueshëm, sidomos me ndryshimet klimaterike. Mezi pres, po ashtu, që edhe në çështjet e transportit publik, me gjithë transferimin që po u bëjmë flotave tona në transportin elektrik, të kemi më shumë për të mësuar nga Tokio”.

 

Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono ata theksuan nevojën për të shtuar bashkëpunimet konkrete, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit të biznesit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *