E hënë, 21 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Veliaj prezanton “Tirana ime”

“Tirana Ime” është aplikacioni më i ri, që qytetarët e kryeqytetit mund ta kenë në aparatin e tyre celular. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se përmes këtij aplikacioni qytetarët mund të raportojnë virtualisht çdo problem dhe të kërkojnë zgjidhje. Madje, kryebashkiaku nuk ngurroi të ilustronte mënyrën se si mund të përdoret aplikacioni. Për realizimin e aplikacionit “Tirana Ime”, Bashkia Tiranë u asistua nga specialistët e kompanisë së telefonisë së lëvizshme që operon në Shqipëri “Vodafone”. Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të kujdesen për ambientin ku jetojnë.

Më shumë video

Reklamë