Subscribe

Superhernjote e zhvillimit te Tiranës. Kështu i ka cilësuar fëmijët kryetari i bashkisë Erion Velija, gjate nje fjale te mbajtur ne eventin e TEDEX, rrjetin ndërkombëtar te folësve publike i zhvilluar ne Spanje. Duke prezantuar modelin e tij per ndryshimin e kryeqytetit shqiptar, Veliaj tha se nje merite te veçante ne kete proces kane fëmijët.

 

Kryebashkiaku i Tiranës ka prezantuar nismat e tij dedikuar fëmijëve, projekti per tjetërsimin e kopshteve dhe çerdheve, krijimi i hapësirave argëtuese, ndërtimi i parkut me te madh per ta pavarësisht kundërshtive dhe protestave. Po ashtu Veliaj ka prezantuar edhe projektet me te rëndësishme urbane qe po zbatohen ne Tirane, te cilat sipas tij, do t’i sjellin kryeqytetit shqiptar nje tjetër imazh dhe zhvillim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *