Subscribe

Plani urbanistik i  kryeqytetit do ta ktheje Tiranën e madhe ne nje metropol te denje si për banoret, ashtu dhe vizitoret. Ne prezantimin e fundit te këtij dokumenti, para miratimit ne Këshillin Bashkiak, Erjon Veliaj publikoi ndryshimet qe pritet te sjelle plani urbanistik ne infrastrukture, ekonomi dhe mjedis. Me ketë projekt kryeqyteti nuk do te ketë veten qendrën klasike, por dhe 6 pika te tjera qendrore ku do te përqendrohen ndërtimet dhe biznesi. Zona e Kombinatit, Laprakesa, ajo e  bulevardit te ri, ne  Shkoza, Kinostudio dhe Sauk janë planifikuar te funksionojnë si qendra te mirëfillta te nje qyteti. Ndërtimet ne keto zona do te orientohen kundrejt taksave me te ulëta. Ne mungese te sipërfaqes se lire per ndërtime, plani urbanistik parashikon ndërtime ne lartësi. Ndërsa do te aplikohen bonuse per sipërmarrësit qe ne objektet e tyre ndërtojnë tarracat e gjelbra dhe termoizolimet janë te cilësisë se larte. Per 30 vitet e ardhshme, plani urbanistik parashikon qe Tirana te ketë 5 unaza lëvizëse, dy prej tyre vetëm per këmbësoret. Gjelbërimi do te rritet ndjeshëm, ndërsa transporti publik synohet te jete ne standarde te larta. Plani urbanistik do te kaloje per diskutim ne fillim te nëntorit ne Këshillin Bashkiak. Ndërsa me buxhetin e ri njësite e planifikuara per krijimin e qendrave te reja do te marrin me shume financime.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *