Tirana është një qytet, i cili është i mbushur me aktivitetet kulturore jo vetëm gjatë orëve të ditës, por dhe gjatë natës.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi përmes një postimi në Facebook kryebashkiakun e Natës, Rezi Cenaj, i cili do të ndjekë jetën kulturore të natës, dhe se si qyteti mund të gjallërohet e të jetojë 24 orë.

 

“Kemi një superlajm, e fillojmë këtë mandat me një energji, jo vetëm punët e ditës së qytetit, por edhe të natës. Dua që t’ju prezantoj, Rezi Cenaj, shokun tonë, ka drejtuar Qendrën Sociale te “Zëri i Popullit” dhe ka bërë një punë fantastike. I gjithë qyteti do të përfitojë nga një kryetari i bashkisë për natën, duke filluar nga “Nata e Bardhë”, më datë 29 nëntor, për të siguruar që qyteti ynë është realisht 24 në 7. Kështu që Rez, mezi presim që të na bashkohesh në skuadër, edhe mezi pres që edhe unë pas pune, të kem kujt t’ia lë stafetën”, thekson Veliaj, ndërsa garanton se Tirana do të ketë shumë shpejt jo vetëm një teatër, por edhe pafund mikro-hapësira në të gjithë territorin e qytetit.

 

“Tani kemi edhe vendet e duhura, duke filluar nga Pazari, te liqeni me Amfiteatrin, po mbaron Opera, do kemi shumë shpejt një teatër, do të ketë edhe një pafundësi mikro-hapësirash që po krijohen në sheshe të ndryshme, për ta kaluar jetën e natës nga një gjë që ndodh vetëm në bllok, në një gjë që ndodh në të gjithë Tiranën. Mezi presim që në shumë aktivitete të shihemi me të gjithë ju”, nënvizoi Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *