Subscribe

Të rinj nga i gjithë rajoni, pjesë e forcave politike të majta, kanë përmbyllur në Tiranë ciklin e këtij viti të Akademisë së Politikave Progresive në Ballkanin Perëndimor. Në shpërndarjen e certifikatave, Erion Veliaj u shpreh se forume të tilla janë një mundësi fantastike për të folur me të rinj aktivistë të partive të majta.

 

“ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Unë besoj se “Ballkani i hapur” është një projekt edhe më i afërt, nëse edhe të rinjtë e kapin thelbin që tani. Nëse bashkëpunimi mes të rinjve të 6 vendeve fillon tani, atëherë kemi prodhuar një gjeneratë politikanësh të cilët nuk kanë nevojë të njihen kur të bëhen 40-50 vjeç. Jam shumë entuziast për këtë nismë! besoj se vetëm politikat progresive mund ta çojnë Ballkanin përpara. Nuk mund të kemi një gjeneratë tjetër që rritet me hesapet e së kaluarës, por duhet të kemi një gjeneratë që rritet me ëndrrat e të ardhmes dhe sot është një moment që si Ballkan të ëndërrojmë, por edhe të projektojmë të ardhmen tonë.”

 

Kryebashkaiku Erion Veliaj theksoi faktin që vitin tjetër Tirana do te jete kryeqyteti europian i rinisë dhe kjo është një ftesë e hapur edhe për të rinjtë e angazhuar në politikë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *