Subscribe

Tirana mirëpriti ekuipazhin e anijes nga Katari, e cila po viziton brigjet e Mesdheut  për të promovuar  kampionatin Botëror që do të mbahet ne Katar ne vitin 2022.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi  përpjekjen e ekuipazhit te kësaj anije te vjetër katariane,  që tentojne te sjellin atmosferën e kampionatit botëror të futbollit.

 

 

ERION VELIAJ

 

 

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

 

 

 “Jam shumë i nderuar që mikpritëm ekuipazhin, i cili ka muaj të tërë që me një anije me vela mundohet të promovojë mesazhin se sporti, kultura, muzika, arti i bashkon kombet. Në një botë ku flitet kaq shumë për përçarje, kemi shumë nevojë të flasim për bashkëpunim, vëllazëri dhe bashkim. Ne jemi i vetmi qytet ku ata kanë ardhur, që nuk jemi port, nuk kemi det. Falë këmbënguljes së ambasadorit, kemi sot një nga skuadrat më unike që promovon kampionatin e botërorit “Katar 2022”. Tirana është një qytet i hapur, ju mirëpresim krahëhapur, me zemër të hapur dhe me mendje të hapur.

 

 

 

Veliaj tha se sporti jo vetëm bën që të kemi një trup më të shëndetshëm, por mbi të gjitha, për t’i mësuar të rinjve si të luajnë dhe punojnë në skuadër, të dinë të pranojnë si fitoren, edhe humbjen.

 

 

 

“Jo të gjithë, vetëm disa nga ata që merren me sport bëhen kampionë dhe luajnë në Champions League; 99% e të tjerëve kanë nevojë të luajnë në skuadër, të mësojmë si humbasim dhe si fitojmë. Jeta i ka të dyja. Të mësojmë se si gjërat bëhen më bashkë kur bëhen në grup, në skuadër, kur i pasojmë njëri-tjetrit, kur i japim dorën njëri-tjetrit. Kjo është fryma që na vjen nga ekipi ynë dhe skuadra e anijes nga Doha, për të promovuar lojërat dhe kampionatin botëror të futbollit”, shtoi kryebashkiaku, duke falenderuar ambasadorin e Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri, për bashkëpunimin që ka treguar në zbatimin e një sërë projektesh në Tiranë.

 

 

 

Kampionati Botëror  I Katar 2022 do të mbahet për të parën herë në një vend arab.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *