Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Rajonit të Pavarur Friuli-Venezia-Giulia, Massimiliano Fedriga, i cili  nënvizoi faktin se forcimi i këtij bashkëpunimi, do të jetë një shtysë e rëndësishme drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

“Sipërmarrjet italiane do munden të gjejnë mundësi të madhe për të investuar në sektorin e inovacionit këtu sepse mund të jenë oportunitete jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë hapësirën e Ballkanit, në të cilën Shqipëria është pikë referimi me kryeqytetin e saj, Tiranën. Pasuar nga marrëveshjet e lidhura me Shqipërinë unë besoj se Tirana, që më duhet të them edhe falë punës së jashtëzakonshme që ju keni bërë në këtë qytet, duke e transformuar në një qytet europian, mund të gjenden mundësi të rëndësishme për të ndërtuar së bashku një të ardhme evropiane”, theksoi ai.

Ndërsa Veliaj vuri theksin në nevojën e rritjes së këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

“Kemi disa ambicie të përbashkëta, ambicie digjitalë, për të shkuar në punët e gjeneratës së re, me qendrat kërkimore që ju keni, me Piramidën, me Zonën e Lirë Ekonomike që kemi, por edhe në nivel bashkish. Ajo që mund të bëjmë me Triesten, po t’i referohemi historisë kemi bërë shumë në të kaluarën, duhet të bëjmë shumë edhe në të ardhmen. Ne kemi disa eksperienca pozitive: për shembull, bëjmë pastrimin e qytetit me Bashkinë e Veronës, po punojmë me Venecian, me të cilën sapo u binjakëzuam për vitin e kulturës, ndaj më duket ideale propozimi që Gorica, që do të jetë kryeqyteti Europian i Kulturës dhe Tirana që do të jetë vitin tjetër Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, mundet të shkëmbejnë një aktivitet të përbashkët kulturor, por mbi të gjitha raportet mes bizneseve”, u shpreh kryebashkiaku.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se disa nga arritjet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve, konsiderohen tashmë si histori suksesi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *