Subscribe

Parisi dhe Tirana janë kthyer në laboratorë të ndryshimeve urbane dhe bashkëpunimi midis dy kryeqyteteve do të jetë i vazhdueshëm. Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndërsa priti në një takim nënkryetaren e Bashkisë së Parisit së cilës i dhuroi në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës”.

“Për këdo që mendon se ndryshimet vijnë lehtë, duhet të kuptojë që edhe në Paris ka debat për pistat e biçikletave, për ndryshimet klimaterike, edhe në Paris ka debat për linjat e autobusëve. Jam shumë entuziast për Lojrat Olimpike në Paris. Ekipi ynë olimpik është një ekip modest. Jam shpresëplotë që disa nga sportistët tanë, ata të mundjes, të peshëngritjes, të atletikës, gjimnastikës, do të bëjnë një performancë dinjitoze”, tha Veliaj.

Nga ana e saj, nënkryetarja e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian tha se mezi pret që Shqipëria të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris. Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike Verore, Paris 2024 do të zhvillohet nga data 26 korrik  deri më 11 gusht dhe kjo do të jetë pjesëmarrja e 10-të për Shqipërinë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *