Subscribe

Bashkia e Tiranës do te ketë si pike reference për menaxhimin e qytetit Bashkinë e Vjenës. Kryebashkiaku Erion Veliaj priti këtë te marte kryetarin e Bashkisë së me te madhe ne Austri, Michael Häupl, me te cilin u ra dakord edhe për fushat ku dy institucionet do te bashkëpunojnë.

 

“Sot kemi dakordësuar se do të bashkëpunojmë në disa fusha, kryesisht për zhvillimin urban dhe për akomodimin demokrafik të rritjes së popullsisë. Do të kemi një seancë të dytë në nivel ekspertësh gjatë verës ose në fillim të vjeshtës për të diskutuar çështje të urbanistikës dhe për të marrë mbështetje nga Viena për çështje të zhvillimit urban, të arkitekturës, të transportit publik, të vetëmenaxhimit financiar të qytetit.”

 

Kryetari i Bashkisë së Vjenës, e cilësoi të prekshëm transformimin që ka pësuar Shqipëria dhe veçanërisht Tirana, ndërsa garantoi për rritje të bashkëpunimit mes dy qyteteve.

 

“Mësimet që nxjerr si kryetar i bashkisë nuk kanë fund dhe është e merkullueshme të konstatosh zhvillimin që ka përjetuar Shqipëria dhe qyteti i Tiranës. Për mua është shumë kënaqësi që të flasim për bashkëpunim në të njëjtin nivel sepse bashkëpunimi në frymën, në kuadrin e zhvillimit të qyteteve është shumë i rëndësishëm. Unë zhvillimin e qyteteve dhe rritjen e tyre nuk e shoh si problem, por e shoh si një sfidë, e cila duhet përballuar dhe këtë sfidë do ta përballojmë në harmoni me njëri-tjetrin”.

 

Veliaj e shoqëroi kryebashkiakun Häupl në një vizitë në kantierin e punimeve per te pare nga afër transformimin e sheshit “Skëndërbej”. Po ashtu dy kryetaret morën pjese ne emërtimin e nje prej rrugëve te kryeqytetin me emrin Vjena.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *