Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit ka vizituar Tiranën dhe është pritur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj.

 

Ky i fundit tha se raportet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Kroacisë kanë qenë gjithmonë të mira, ndërsa e vuri theksin edhe ne bashkepunimin mes dy qyteteve.

 

“Ne si popuj kemi një miqësi të kahershme, por mbi të gjitha, unë besoj se raportet mes qyteteve janë shumë të rëndësishme. Kjo është edhe sfida që kemi në Tiranë: si të ruajmë identitetin dhe të përballojmë fluksin e popullsisë, duke u modernizuar. Mezi pres që edhe ne të tregojmë disa nga projektet tona ikonike, siç është Piramida, qendra jonë e Teknologjisë së Informacionit, ose disa nga infrastrukturat që kanë ndryshuar në qytetin e Tiranës, si shkollat e reja apo stadiumi.”

 

Edhe kryebashkiaku i zagrebit nenvizoi rendesine e thellimit te bashkepunimit mes dy qyteteve.

 

“Mezi pres që të forcojmë lidhjen dhe marrëdhënien midis Zagrebit dhe Tiranës. Ne kemi shumë lidhje historike dhe mendoj se kemi gjithashtu, shumë sfida të përbashkëta, me të cilat mund të përballemi së bashku. Posaçërisht kur bëhet fjalë për “tranzicionin e gjelbër”, hapësirat publike, trajtimin e mbetjeve, shkëmbimin kulturor, politikat rinore, rindërtimin nga tërmeti. Ndaj, dua të them që këto janë lidhje dhe marrëdhënie vërtetë shumë të mira mes Shqipërisë dhe Kroacisë, por unë mendoj se në nivel qytetesh ne mund të bëjmë shumë më shumë

 

Erion Veliaj i dhuroi homologut të tij edhe kullën e sahatit në shenjë mirënjohje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *