Subscribe

Pas koncertit “Vetëm një natë” në pallatin e kongreseve, dy artistët e njohur grekë, Marinella dhe Antonis Remas u pritën në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se janë njerëzit ata që i lidhin popujt.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme, që e famshmja Marinella, e cila është gjithmonë e re, me energji dhe dashuri të madhe për vendin tonë, dhe Antonis Remas, i cili është gjenerata e re e atyre që kanë prodhuar muzikë, si edhe ura mes vendeve. Fakti që njerëzit dëgjojnë muzikën tënde, e kërcejnë në dasmat e tyre, dhe fakti që popujt janë ndonjëherë shumë më të lidhur me njëri-tjetrin seç mendojmë ne nga titujt e gazetave, është vërtetë refren i kësaj marrëdhënie”, tha Veliaj.

Veliaj u dhuroi këngëtarëve kullën e sahatit të Tiranës.

“Unë e di që Greqia dhe Shqipëria kanë një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës. Është gjithmonë koha për t’u kthyer në Tiranë, për të kaluar pak kohë në Tiranë, për të pushuar, për të prodhuar muzikë, dashuri dhe marrëdhënie speciale mes njerëzve tanë”, u shpreh ai.

Artisti grek Antonis Remas tha se është i lumtur që ndodhet në Tiranë për të kënduar për një pjesë të atij publiku shqiptar që ka kaluar gjysmën e jetës në Greqi.

“One Night Only”, mblodhi në Pallatin e Kongreseve dashamirës të muzikës greke, të cilët përjetuan momente të magjishme dhe një natë të paharrueshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *