Subscribe

Erion Veliaj priti në takim një delegacion me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

 

Kryebashkiaku u shpreh se me hapjen e Piramidës, që do të kthehet së shpejti në epiqendrën digjitale për Ballkanin, ka përkrah Japoninë.

 

 “E informova delegacionin për faktin se Tirana, me hapjen e Piramidës, do të kthehet në një epiqendër digjitale për Ballkanin, kryesisht për t’iu mësuar fëmijëve aftësitë teknologjike, që i bëjnë ata të gatshëm për punët e së ardhmes. “

 

Ky model, sipas Veliajt është bazuar në shembullin e teknologjisë më të njohur japoneze.

 

“Unë besoj se nuk kemi aleat më të mirë se Japonia për të mësuar dhe për të parë se si bota akademike, universitetet, kapitali që vjen nga korporatat e ndryshme, të gjithë duhet të jenë pjesë e këtij ekosistemi për të garantuar që suksesi i njërit është edhe suksesi i secilit. Ndaj, u jam shumë mirënjohës për ambasadorit dhe deputetit,”

 

Ndërsa, kryetari i delegacionit të deputetëve japonezë, Hirai Takuya, u shpreh i gatshëm për këtë bashkëpunim me Shqipërinë dhe për rritjen e mëtejshëm të potencialit të të rinjve në fushën e teknologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *