Subscribe

Erjon Veliaj ka nisur tashme 6 muajt e fundit te mandatit te tij si kryetar i Bashkisë se Tiranës, por duket i sigurt per fitoren e nje mandati te dyte, pasi ne daljen e pare per këtë vit ka artikuluar premtime qe shkojnë përtej qershorit.

 

Veliaj ka inspektuar nje prej lagjeve te Saukut, ne rrugen e Osmeve, e cila eshte rehabilituar plotësisht duke premtuar se ky vit do ti dedikohet investimeve ne periferi te Tiranës dhe ne zonat rurale.

 

 “Ajo që kemi parë është magjia e punës: Aty ku vihet dorë dhe punohet realiteti transformohet, njerëzit janë bërë më familjarë me njëri-tjetrin, më bashkëpunues, në disa vende kanë tërhequr muret, janë krijuar xhepa të vegjël për të mbjellë një pemë, për të vënë disa stola. Është ndoshta nisja me këmbë të mbarë e vitit 2019, që në fakt do të jetë një vit i dedikuar periferive, zonave rurale dhe periurbane”

 

Veliaj premtoi se investimet e bashkime do te ruajnë te njëjtën cilësi si ne qendër ashtu edhe ne periferi.

 

 “Mezi pres që të shikoj se si edhe këtu do të rritet vlera e pronës, si do të shtohet jeta komunitare, pasi kjo për ne është shumë e rëndësishme. Pra, sigurohemi që siç po del në dritë qendra e Tiranës nga sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, i gjithë Parku i Liqenit, pak nga pak të rikuperojmë edhe shumë prej njësive të vjetra, të cilat ndër vite janë mbipopulluar kryesisht me banorë të ardhur nga cepa të ndryshëm të Shqipërisë”

 

Zgjedhjet per  61 bashkitë e vendit do te mbahen ne 30 qershor, por Partia Socialiste ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidatin e saj edhe pse duket se Erjon Veliaj nuk ka rival, ndërsa ne kampin opozitar ende është herët per te dalluar kandidaturën me te cilen e djathta do te kerkoje te munde Erjon Veliaj, edhe pse era e fushatës ka filluar tashme te fryje, pasi sulmet ndaj Veliajt kane qene ne qendër te aksionit opozitar ne javët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *