Subscribe

Nga Berati, Belind Këlliçi politikani që denoncoi i pari dosjen e korrupsionit për drejtorët e bashkisë së Tiranës, akuzoi kryebashkiakun Veliaj se po mbron bashkëpunëtorët që sot ndodhen në burg. Gjatë një takimi me demokratët e Beratit Këllici deklaroi se pavarësisht deklaratave publike, karriera politike e Erion Veliaj ka marrë fund

“Ndërkohë që ne flasim këtu Erion Veliaj është live ai ka marrë ë mbrojtje sot 5 drejtorët e tij hajdutë dhe arsyeja është shantazhi që ata i kanë bërë nga skutat e qelive ku janë”, tha Këlliçi.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi theksoi se pavarësisht sqarimeve të kryebashkiakut Veliaj, miliona euro janë vjedhur nga buxheti i bashkisë së Tiranës

“22 milionë euro nga taksat kane shkuar ne xhepat e hajduteve”, tha Bardhi.

Prej ditës që spaku arrestoi me akuzën e korrupsionit disa drejtorë e ish-drejtorë ë bashkinë e Tiranës, opozita kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha protestuan të premten para bashkisë së Tiranës dhe të enjten e ardhshme do të tubohen sërish për të kërkuar largimin e Veliajt. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *