E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Veliaj për administratorët e pallateve

Ndonëse e vështirë për t’u zbatuar kryesisht ne Tirane, administrimi i pallateve do te zbatohet me ligj. I miratuar kohe me pare nga qeveria, Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e tij dhe fillimisht nga njësia numër 1. Kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar me ndërlidhësit e kësaj zone. 3200 banore do te përfaqësohen nga një ndërlidhës, i cili do te jete ura e komunikimit mes bashkise dhe qytetareve. Veliaj deklaroi disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Po ashtu një ndërlidhës do te ketë ne varësi 20 administratore pallatesh për mbarëvajtjen sa me te mire te jetës ne komunitet. Ndërkohe sipas ligjit, administratoret do te zgjidhen nga banoret e pallateve, do te trajnohen nga bashkia dhe me pas do te marrin licencën për këtë detyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë