Subscribe

Pazari i ri dhe sheshi”Skënderbej” pritet te lidhen mes tyre me një segment te veçante. Kryetari Erion Veliaj tregon për projektin qe po diskutohet për dy zonat pedonale te Tiranës.

 

“Po shikojmë se si mund të lidhim dy hapësira të shkëlqyera, si sheshi “Skënderbej” dhe Pazari i Ri. Kemi një segment në mes të kolonave. Me gjasë, do të arrijmë në një marrëveshje të suksesshme, ku së bashku të krijojmë një ‘urë’ lidhëse, që zonat atraktive të Tiranës, si sheshi dhe Pazari, të lidhen me njëra-tjetrën, me të njëjtën cilësi siç janë këto dy pjesë të Tiranës”.

 

Pas transformimit te pazarit te ri, bashkia ka përfunduar rikonstruksionin e magazinave ne këtë zone qe do ti shërbejë tregtareve.

 

“Ka qenë gjithmonë dilemë mënyra si bëhet puna logjistike në pazar, me furnizimet në mëngjes, marrja e mallit pasdite. Ndaj, kemi hapur një hapësirë të jashtëzakonshme për magazinimin e mallit; kështu ruajmë origjinalitetin e një zone pedonale pa makina, pa motorë, për t’i vendosur këtu mallrat që nuk shiten, të cilat mund të tregtohen të nesërmen, dhe për të eliminuar në maksimum edhe hyrje-daljet e furnizimit. Ndaj, besoj që secili që ka një tezgë apo kryen një shërbim, do të ketë mundësi me një kosto shumë modeste të marrë edhe një hapësirë magazinimi”.

 

Pas përfundimit te projektit te pazarit te ri, bashkia po zbaton projektin e transformimit te piramidës ne qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *