I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i pyetur se nëse në Partinë Socialiste po diskutohet për pasardhësin e Ramës, u përgjigj se ndryshe nga partitë e tjera, që bëjnë plane për këtë çështje, në PS të gjithë janë një skuadër në krah të kryeministrit.

 

“PS-ja është një familje që nuk vuan nga këto ankthe. Në Partinë Demokratike, teksa ne flasim, Bujar Nishani me Genc Pollon janë mbledhur diku dhe po komplotojnë çdo bëjnë në datën 26 prill, se si do e heqin humbësin e radhës nga partia. Kurse në Partinë Socialiste, plani për datën 26 prill është si do kapim rekordin e vaksinimit dhe si do kapim rekordin e rindërtimit të shtëpive të reja”, tha ai.

I pyetur nëse do të kërkojë edhe një mandat të tretë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj u shpreh se do ta bënte me kënaqësi.

 

“Nëse qytetarët e Tiranës do më japin bekimin dhe privilegjin t’ju shërbej edhe një mandat të tretë, unë do ta bëj me kënaqësi. Ligji thotë mund ta bësh deri në tre herë këtë punë dhe nëse ky qytet ma jep privilegjin t’i shërbej edhe një mandat të fundit, unë do ta bëj me shumë kënaqësi që të çoj punën deri në fund”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *