E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Sociale

Veliaj: Pas shkollës së re në Kodër-Kamëz, do të ndërtohen edhe 17 të tjera

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të jetë hapi i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë.

 

Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se beteja në kryeqytet për të zhdukur mësimin me dy turne pas 30 vitesh do të fitohet.

 

Reklamë

“Beteja jonë për të zhdukur mësimin me dy turne, pas 30 vitesh, do të fitohet sapo të hedhim themelet e shkollës së re në Kodër-Kamëz, e cila do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë”, shkruan Veliaj.

 

Duke renditur një sërë investimesh që janë bërë për përmirësimin e infrastrukturës për çerdhe, kopshte dhe shkolla, Veliaj shprehet krenar për punën e pakursyer të bërë gjatë kësaj periudhe.

 

“Kur shoh sa shumë kemi bërë në këto 4 vjet, më mbush me krenari puna e pakursyer për çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës. Ndërtuam 5 shkolla ë reja: “Kosova” te Rr. Elbasanit, “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit, “Betim Muço” në Kombinat, “Hasan Tahsin” te Njesia 2, ‘Servete Maçi’ te Njesia 8, dhe rikonstruktuam me themel dy nga shkollat ikone të qytetit që kanë prodhuar kaq shumë talente shqiptare në botë, Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Shkollën e Baletit. Këto shkolla me standarde, me klasa e laboratorë model, tashmë të përfunduara, janë garancia jonë se fëmijët, gjenerata tjeër, jane aseti më i vyer i qytetit dhe për ta ia vlen çdo mund e përpjekje. Bashkë”, deklaron kryebashkiaku Veliaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë