E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj: Pas kaq vitesh teatër në politikë, Luli shkoi për herë të parë në teatër

Kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj bëri një reagim të shkurtër në rrjetet sociale në lidhje me tensionet që shoqëruan paraditen e kësaj të mërkure zhvillimet para teatrit kombëtar ku disa artiste dhe qytetarë u përplasen me policinë.

Në mbështetje të tyre shkoi edhe Lulzim Basha me mbështetes të PD, cka ka sjellë edhe reagimin e Veliajt.

Reklamë

Më ironi, kryebashkiaku I Tiranës shkruan se është lajm I mirë që pas kaq shumë kohësh teatër në politike, Lulzim Basha shkon për herë të parë në teatër.

Veliaj shkruan ne twitter mes të tjerash se pavarësisht gjithckaje dhe zhurmës se krijuar edhe për Lodrat, Pazarin, Bulevardin dhe Sheshin, Tirana do fitojë sërish.

 

 

Lajm i mire qe pas kaq vitesh teater ne politike, LB shkon per here te pare ne Teater – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonje teatri ne Hollande, ku me i fundit eshte Theatre de Stoep! Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitoje serish!

Vazhdo të lexosh

Reklamë