Subscribe

Pallatet pranë Kopshtit Botanik qe rrezikonin shembjen apo dëmtimin si pasoje e rrëshqitjes se dherave, tashme janë sigurta. Punimet qe po kryhen prej ditësh, kane frenuar rënien e dheut, duke i dhënë fund fazës se emergjencës. Kreu i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj, premtoi se në pak ditë, situata do të jetë rikuperuar dhe banorët do të jetë krejtësisht të sigurte.

“I kemi dhënë zgjidhje një emergjence për të gjithë banorët e kodrës në Farkë, me mbrojtjen nga rrëshqitjet e mëtejshme të Kodrës dhe rrezikimi i jetës së qytetarëve. Ajo që kemi arritur të realizojmë është një mbrojtje provizore nga rrëshqitjet e mëtejshme dhe besoj se në 10-15 ditë mbaron edhe pjesa tjetër e punës. Kemi pasur mbi 1500 metra kub inerte, të cilat janë stabilizuar, për t’u siguruar që nuk ka më rrëshqitje të kodrës”.

Veliaj u kërkoi qytetarëve të bëjnë kujdes kur të blejnë apartamente, pasi shume njerëz shpenzojnë leke për banesa ne pallate qe ndodhen ne fazën e projektimit.

Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bëhen pjesë e këtij krimi. Kjo do të thotë, të mos blejnë apo prenotojnë shtëpi në vende pa i marrë çelësat në dorë, ku nuk kanë parë projektin e përfunduar dhe lejet përkatëse.”

Për t’i dhënë fund problemeve te mbartura prej vitesh, bashkia ka rritur taksën e ndikimit në infrastrukturë, në mënyrë që dëmet të paguhen nga investitorët privatë dhe jo nga taksapaguesit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *